Redjan Krali, kryetari i bashkisë së Kavajës duket se është ndër të parët drejtues lokalë që e ka marrë seriozisht paralajmërimin e bërë nga kryeministri Rama se këshillat bashkiakë nuk do të kalojnë asnjë buxhet të bashkive, nëse nuk prashikohen qartë fondet për pastrimin.

Vetë Krali mblodhi në një takim disa nga kreret e bizneseve të qytetit për të trajtuar çeshtjen e plehrave gje e cila u be nje gangrene kryesisht ne zonen turistike te plazhit por edhe ne qytet.

Kraili u kerkoi pronareve te ketyre bizneseve qe te jene te kujdesshem  ne kete çeshtje sepse ndikon drejteperdrejt ne interesat e qytetit, si ne prishjen e imazhit te turizmit bregdetar por pasojat jane zinxhir  edhe ne mbledhjen e te ardhurave  .

Ai u kerkoi punonjesve te bashkise qe ti bashkohen nismes se tij  per një qytet me te paster. Pas orarit te punes punetoret e bashkise Kavaje ju bashkuan thirrjes se kryetarit per pastrimin e parkut te madh te qytetit, I cili eshte ne project per tu investuar dhe per tiu vene ne dispozicion qytetareve te kavajes .

Para kamerave Kraili u shpreh se ky eshte vetem fillimi dhe se pastrami i qytetit mbetet nje nga prioritet e tij.

Siç shikohet edhe nga pamjet nje sasi mjaft e madhe plehrash u mblodh ne nje kohe mjaft te shkurter dhe kjo ngjarje do te perseritet cdo dite premte.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb