Shorti i Nations League ishte mjaft interesant për Shqipërinë. Kuqezinjtë do të masin forcat me Gjerogjinë, Ukrainën dhe çekinë. Çekia është një emër  i njohur për Kombëtaren tonë, pasi e kishim rival në kualifikueset e Europianit. Në transfertë barazuam 1-1, ndërsa në Shqipëri fituam 3-0.

Këto janë dy ndeshjet e vetme zyrtare ndaj tyre, teksa më parë kemi luajtur në një miqësorë. Bëhet fjalë për një takim të vitit 2021, ku humbëm 3-1 në epet ARENA (Prague).

BILANCI (F:3 H:4 B:1):

17 Shtator 1950 Çekosllovaki – Shqipëri 3-0 Miqësore

22 Nëntor 1952 Shqipëri – Çekosllovaki 3-2 Miqësore

7 Dhjetor 1952 Shqipëri – Çekosllovaki 2-1 Miqësore

1 Maj 1991 Shqipëri – Çekosllovaki 0-2 Kual. Europiani

16 Tetor 1991 Çekosllovaki – Shqipëri 2-1 Kual. Europiani

8 Qershor 2021 Rep. Çeke – Shqipëri 3-1 Miqësore

7 Shtator 2023 Rep. Çeke – Shqipëri 1-1 Kual. Europiani

12 Tetor 2023 Shqipëri – Rep. Çeke 3-0 Kual. Europiani

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: