Tajvani njoftoi sot zero raste të reja me koronavirus, për të dytën herë këtë javë dhe raportoi shkallë të ulët vdekjesh dhe një shkallë të lartë rikuperimi për pacientët me COVID-19.

Gjithashtu të martën, Tajvani raportoime zero raste të reja, hera e parë që nga 9 marsi.

Tajvani nuk ka parë asnjë rast indigjen për katër ditë rresht. Që nga e hëna, kombi i ishullit ka raportuar vetëm shtatë pacientë të rinj me COVID-19, ku të gjithë ishin raste të importuara nga jashtë vendit.

Deri tani, Tajvani ka raportuar 395 raste, përfshirë 340 raste të importuara. Ndërkohë, janë regjistruar gjashtë vdekje dhe janë shëruar 155 pacientë, sipas Qendrës së Komandës Epidemike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb