Mirlind Daku kaloi nga skuadra e Rubin Kazan te Spartaku i Moskës. Manfred Ugalde, shoku i repartit tek Spartaku i Moskës, ka dhënë mendimin e tij për sulmuesin kuqezi.

“Nuk po flasim për konkurrencë këtu. Jemi të gjithë në të njëjtën anije, kemi të njëjtat qëllime. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe kjo është ajo që po ndodh. Mirlind dha një asist kundër Baltikës dhe ne do të vazhdojmë të shënojmë, gjithçka po shkon mire Sigurisht, e njihnim që nga koha e tij te Rubini. Sipas mendimit tim, ai është një nga sulmuesit më të mirë në ligë. Ai ka shumë cilësi të mira, gjuan me prekjen e parë, shënon shumë dhe ndihmon ekipin. Është një sulmues i mirë dhe me klas”, ka thënë Manfred Ugalde.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb