KOSOVA

Kosova nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. 10 raste të reja ndërkohë janë shënuar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë vendi vijon me vaksinimin masiv ku 118 mijë e 538 doza të vaksinës janë administruar tek qytetarët.

12 qytetarë të tjerë e kanë fituar betejën me COVID-19.

 

NJOFTIMI NGA IKSHPK

17 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.

Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.848 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb