Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas mesazhit të rrallë të Papa Françeskut për largimin e të rinjve shqiptarë nga vendi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shpreh mirënjohje ndaj Papa Françeskut për mesazhin e shpresës dhe inkurajimin e të rinjve.

“Mirënjohje Papa Françeskut për këtë mesazh shprese dhe inkurajimi për të rinjtë tanë. Vendi i tyre ka nevojë për ta dhe të gjithë ne duhet të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë për t’u krijuar kushtet që rinia jonë e mrekullueshme të zhvillojë ambiciet dhe ëndrrat në Shqipërinë tonë të bekuar me shumë mundësi e bukuri.

Faleminderit Dom Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës që mundësoi këtë mesazh kaq të veçantë.”, shprehet Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb