Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, komentoi në emisionin “Real Story”, në News24, atentatin e ndodhur sot në Elbasan ndaj Ardian Çapjat.

Duke vlerësuar drejtuesit e lartë të krimit në Shqipëri, ish-zyrtari i policisë theksoi se ata duhet t’i thërrasin familjet, që kanë konflikte mes tyre. Sipas tij, policët duhet të jenë të komunitetit dhe pjesë e këtij të fundit janë edhe ata që kanë bërë krime.

“Drejtuesit e lartë të Krimit në Shqipëri dinë të hetojnë krimin, janë shembullorë. Mos të humbin kohën me disa informacione të gabuara. Dihet që ato familje kanë konflikt të hapur. Unë kam punuar në Kamëz, kisha marrëdhënie me dy familje, që kishin konflikt të hapur, shkoja e flisja me të anëtarët e të dyjave. Agjentët kriminalë dhe hetuesit duhet t’i thërrasin familjet, duhet të jetë polici e komunitetit. Pjesë e komunitetit janë edhe ata që kanë bërë krime”, u shpreh Breçani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb