Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar me kritika të ashpra ndaj qeverisë për lejimin e kapjes së Policisë së Shtetit, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Në reagimin që vjen vetëm pak minuta pas një ngjarje të rëndë të ndodhur në Vlorë, ku u bë një atentat me armë ndaj 2 efektivëve, Salianji thekson se policia është e pafuqishme dhe qytetarët janë të tmerruar.

“U bë kohë që policia nuk kap kriminelët por krimi ka kapur policinë nëpërmjet drejtuesve tê lidhur me politikën! Kjo është arsyeja se pse ngjarjet e rënda kriminale ndjekin njëra tjetrën dhe policia është e pafuqishme, vetëm kronikane e ngjarjeve të kobshme! Shqipêria është e tronditur nga ngjarjet kriminale në Tiranë, Shkodër, Dibër, Vlorë! Qytetarët janë të tmerruar nga mungesa e sigurisë, zbrazja e karikatorëve dhe ndaj punonjësve të policisë duhet zbardhur në mënyrë të menjëhershme, çdo goditje ndaj autoritetit të shtetit duhet ndëshkuar ashpër, ne mbështesim çdo punonjës të ndershëm të policisë që paguhet pak dhe është nën darën e krimit dhe të drejtuesve politikë të lidhur me ta, policia duhet të luftojë krimin jo të përdoret për të luftuar politikisht kundërshtarët e regjimit!”, shkruan Salianji.

A718754e 9a45 454e B9be 10326578c010
A718754e 9a45 454e B9be 10326578c010

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb