Atletico Madrid ka marrë e vetme tashmë kryesimin e kampionatit spanjoll La Liga.

Fitorja ndaj Elche-s i ka çuar madrilenët në kuotën e 29 pikëve, 3 më shumë se Real Sociedad dhe Real Madrid.

Dy golat e Suarez dhe penalltia e Diego Costa-s kanë mjaftuar që Atletico Madrid me fitoren 3-1 të jetë tashmë kryesuesja e kampionatit në javën e 14-të edhe pse vetë ka luajtur vetëm 12 ndeshje, pra është dy ndeshje mbrapa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb