Portieri slloven i Atletico Madrid, Jan Oblak, ka zgjatur kontraten e tij me nje vit me klubin madrilen, me te cilin do te luaje deri ne 2021, beri te ditur Atletico te marten nepermjet nje njoftimi zyrtar.

“Portieri slloven ka nenshkruar zgjatjen e kontrates edhe per nje vit suplementar”, theksoi klubi madrilen. Oblak, 23 vjeç, erdhi tek Atletico ne sezonin e kaluar nga Benfica Lisbonna. Ne Ligen e Kampioneve, Oblak ka pesuar 3 gola ne 6 ndeshje, ndersa gjate 29 ndeshjeve zyrtare qe ka luajtur kete sezon, ka pesuar 18 gola.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: