Në një kohë kur vendi ynë po përballet me momente të vështira për shkak të COVID-19, atletja rekordmene Klodiana Shala u ka ardhur në ndihmë disa familjeve që nuk e përballojnë dot karantinën për arsye financiare.

Bashkë me miq të saj, dashamirës, por dhe qytetarë të thjeshtë, Shala ka shpërndarë ndihma ushqimore në disa familje që kanë vërtetë nevojë. Në një lidhje Skype për ‘News24’, sportistja Klodiana Shala tha se në këtë iniciativë nuk është vetëm ajo pas, por shumë të tjerë.

“Këtë gjë që bëj e bëj me shpirt. Nuk jam vetëm unë. Kur shkoj në supermarkete, shoh njerëz të thjesht që më thonë; “Klodiana të lutem mund të blejmë diçka dhe t’ja japësh atyre që kanë nevojë”. S’jam vetëm unë, shoqëria ime, apo dhe qytetarë të thjesht.”, -tha ajo.

Ndërkohë, Klodiana dha disa sugjerime se si mos të shëndoshen, të gjithë qytetarëve që tashmë u duhet të qëndrojnë brenda katër mureve. Ajo tha se në këtë kohë izolimi, mjafton që qytetarët të ngjisin disa herë shkallët e pallatit.

“Unë i bëj sugjerime njerëzve si në instagram dhe në rrugë. I them; ngjisni shkallët e pallatit 3 herë në ditë. Ushtrime të ngarkuar, mund t’i bëjmë dhe në shtëpi. Kam nisur të bëjë ushtrime për fëmijët dhe për të rritur. Besoj që jam gjendur këto ditë për t’u marrë me aktivitet. Në shtëpi, dihet që oreksi shtohet. Të hipim dhe zbresim shkallët. Të bëjmë një ecje përjashta në orarin e lejuar.”, tha Klodiana Shala.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb