Kur kanë mbetur më shumë se 24 orë nga nisja e finales së madhe të Tiranës, kryeqyteti është përgatitur në çdo detaj. Në lokacione të ndryshme të saj shihen copëza nga festimet dhe përgatitjet në bashkëpunim mes UEFA-s dhe FSHF.

Në sheshin “Skënderbej” që është dhe hapësira në dispozicion të tifozëve shqiptarë që kanë dëshirë të shohin ndeshjen, shihet një miniaturë e Kupës së “Conference League”. Banderola të ngjashme me logon e kupës, janë vendosur në shtyllat e ndriçimit, në mes dhe anash rrugëve, që paralajmërojnë këtë sfidë të madhe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tifozët ndërkohë kanë mbërritur që sot në kryeqytet. Ata kanë nisur me festimet në zona të ndryshme, me thirrje dhe “prapësi” të momentit. Nuk mungojnë edhe koret për ekipet e tyre të zemrës. Kujtojmë se nesër, Tirana do të jetë pa makina dhe qyteti do të jetë në dispozicion të ndeshjes. Festimet priten të startojnë në orët e para të mëngjesit e do të vijojnë gjatë gjithë ditës e orët e mbrëmjes. Interesante do të jetë edhe festa e ekipit fitues në fund të sfidës.

Krahas tifozëve në stadium, mijëra të tjerë kanë zgjedhur që të mbështesin ekipin e zemrës në hapësirat e tjera të vendosura në dispozicion. Ashtu siç është paralajmëruar, zgjatimi nga Ministria e Brendshme në drejtim të qendrës, do të jetë e kushtuar për tifozët e Feyenoord. Sheshi Skënderbej do të përshtatet për tifozët neutralë, kryesisht shqiptarë dhe Amfiteatri te Liqeni Artificial do jetë në dispozicion të tifozërisë romane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: