Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi dhe avokati Genc Gjokutaj të ftuar në emisionin “Frontline” në News24 folën për çështjen e 21 janarit dhe audiopërgjimet.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Gjokuta tha se SPAK duhet të jetë në lëvizje gjithmonë dhe jo të ‘zgjohet’ sa herë ka debate të forta politike.

Nga ana e tij Fatos Klosi u shpreh se 21 janari është një ngjarje e rëndë dhe se nuk duhet të përfundonte vetëm me disa akuza, por duhet të ishte zbardhur e plotë.

Pjesë nga biseda në studio:

Avokati Genc Gjokutaj: Përderisa ligji nuk ka vënë kufizim në këtë pikë…Sipas departamenteve që SPAK ka shqyrtohet çështja. Caktohet një prokuror. Çështja e 21 janarit ka dy pjesë, atë të hetuar dhe pjesë me të cilën mund të operohet vetëm nëpërmjet institutit të rishikimit. Termi vrasje shtetërore është politik.

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi: Për mua problemi është shumë më i madh dhe është shmangur që në fillim. Ata që e kishin në dorë e shmangën që në fillim. Një ngjarje aq e rëndë, të përfundojë me dy akuza të tilla ishte qesharake. Aty janë gjuajtur me qindra plumba. Këta të dy kanë qenë të sigurt që nuk do të tregonin të vërtetën se çfarë do të ndodhte. Kanë gjuajtur shumë, në ajër, kanë rënë dega pishash unë kam qenë atje. Më pas kanë gjuajtur në njerëz. Ngjarja ishte para syve të tanë , janë vrarë katër vetë dhe plagosur shumë të tjerë…

Gjokutaj: Këtë provë për 21 janarin përse e kanë mbajtur. SPAK të hetojë dhe të marrë fund ky kapitull. Por ky kapitull është mbajtur si shënjestër politike. Mazhoranca e ka marrë përsipër, policië e ka ai. Por me prova të sajuara nuk shkohet…Kallëzimi që bënë ministri i Drejtëssië dhe me materialin që ofrohet në media nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Më tej i ndalur te SPAK, Gjokutaj theksoi se reagon sa herë që ka debate të nxehta politike, duke shtuar se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit duhet të jetë gjithmonë në veprim dhe aksion.

Gjokutaj: SPAK po vepron sipas kalendarit politik dhe nuk po lëviz orën. Sa herë bërtet mazhoranca, lëviz SPAK. Sa herë ka temperaturë politike ka njerëz në SPAK, ky është shqetësimi që SPAK duhet të veprojë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: