TIRANË- Mbrëmjen e sotme në ‘Studio e Hapur’ në News24 teksa po diskutohet rreth vërtetësisë së audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, ka pasur debate mes analistëve Fatos Lubonja dhe Mentor Nazarko.

Nazarko tha se përderisa Agron Xhafaj u deportua 1 muaj pasi është arrestuar, kjo tregon që faji i tij nuk ka qenë i madh.

Kjo gjë u kundërshtua nga analisti Lubonja, i cili deklaroi se nuk e besonte se gazetari Olldashi të kishte sajuar këtë fakt.

Nazarko: Më bën përshtypje si italianët dëbuan Agron Xhafajt nëse kishte bërë krim të rëndë. Do duhej ta mbanin brenda.

Lubonja: Po flasim për origjinalin e audiopërgjimit, apo për sa i madh është faji i tij. Unë i qendroj argumentave. Të kam bërë një shpifje unë dhe ti je i sigurt 100%, por unë të them që prokuroria s’duhej ta linte të ikte, pasi është një vepër penale. Ky që thua ti është argument. Por unë mendoj që ata prokurorët, sado të kapur të jenë, nuk është kollaj kur ballafaqohesh aty.

Nazarko: Me kë të ballafaqohen, me ‘babalen’?

Rakipllari: Po pse kë doje ti? Kryetarin e akademisë shkencave që të bisedonte me Agron Xhafën?

Lubonja: Këta thanë shpifje për Zaganin, avionët e drogës, shpifje për Xhafën, të gjitha shpifje i bëtë. Tani na del Jetmir Olldashi, na u bë kamikaz i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës dhe thotë unë e kam përgjuar. Këta thonë s’është zëri i tij, është aktor. Unë nuk e besoj që Jetmir Olldashi e ka sajuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb