NGA ENIDA HIMAJ*
Kjo verë është padyshim e Aurelës. Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, bukuroshja do të vinte sensuale përgjatë stinës së nxehtë. Të gjithë e kemi parë teksa ka shijuar pushimet e saj, më në formë se kurrë. Për “Bluetooth” ajo shprehet se ka vendosur të pushojë herët, për shkak të një angazhimi të ri televiziv, që starton së shpejti. Edhe pse është padyshim një ndër femrat që rrezëllin më së shumti buzë detit, ajo rrëfen se nuk i pëlqen flirtet verore, ndaj dhe ditët e relaksit preferon ti kalojë me shoqërinë dhe familjen.

Pushimet i keni nisur shumë herët këtë vit, nga Maldives në Ibiza, pse po pushon kaq shumë?
Sepse jam duke bërë një program të ri, që do të nisë së shpejti. Megjithatë nuk mund të flas më shumë, sepse do të jetë një surprizë. Duke qenë se do të regjistrojmë në verë, jam duke bërë disa ditë pushimesh të parakohshme.

Si kanë shkuar pushimet?
Kanë qenë super. Jam kënaqur më shumë se herët e tjera faktikisht këtë herë.

Me kë ke qenë me pushime, krahas modeles së mirënjohur, Dorina Gegiçit?
Në fakt nuk kam qenë vetëm më Dorinën. Ishim një grup i madh shoqëror që kemi ikur dhe ja kemi kaluar shumë mirë. Ibiza shijohet vetëm me shoqërinë.

Duket sikur bëni pushime luksi, sa shpenzon Aurela për pushimet?
Nuk shpenzoj shumë. Kur je me shoqëri ka më pak shpenzime.

Sa ju ngacmojnë kur jeni me pushime?
Sinqerisht nuk e kam pasur fare mendjen të shikoj se kush më gjuan dhe sesi më gjuan. Është një periudhë që po kënaqem shumë dhe nuk e kam vënë re këtë pjesë.

Kur do të jenë pushimet e ardhshme?
Sapo të përfundoj xhirimet e programit, mendoj të shkoj përsëri në Kapri, përsëri me fotografin Endrit Mërtirin. Kam përshtypjen disa ditë do të jem edhe në jug, ku do të pushoj disa ditë me familjen.

A kemi shansin që ndonjë nga këto udhëtime të shumta, Aurela të na kthehet çift?
Jo nuk besoj. Jam aq tip i komplikuar sa mendoj që duhet një njohje më e thellë për të qenë çift. S’jam për flirte verore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: