TIRANE

Ditën e djeshme, u mësua se Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë. Për më tepër, thuhej se modelja seksi ka sjellë në jetë një djalë në fund të muajit maj, por ashtu si shtatzëninë, edhe këtë lajm emocionues e ka mbajtur të fshehtë.

Hoxha ka publikuar vazhdimisht imazhe me bikini dhe lajmi se ka sjellë në jetë një fëmijë erdhi i papritur për të gjithë.

Megjithatë, bukuroshja shqiptare ka reaguar për herë të parë mbrëmjen e djeshme, duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe të realizuara në plazh.

Ajo shihet e veshur me bikini trupore dhe me një këmishë lart, por duket në super formë. Ajo publikoi edhe në Instastory një video krah së cilës tregoi edhe datën e realizimit (e martë, dje), në të cilën shihej barku i sheshtë.

Hoxha nuk preferoi të thotë asnjë fjalë, por është e mundur që këto imazhe të jenë realizuar shumë kohë më parë dhe të mos jenë publikuar. Për më tepër, ajo fshiu edhe komentet ku ndjekësit e pyesnin nëse është e vërtetë që është bërë nënë apo jo.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: