Mbi 50 nga rreth 100 cetace që ishin bllokuar në një plazh të Australisë Perëndimore në orët e fundit kanë ngordhur, thanë sot autoritetet lokale.

50 balenat pilot ishin pjesë e një tufe të zbuluar dje në plazhin Cheynes pranë Albany, rreth 400 kilometra në juglindje të Perthit.

Departamenti i Parqeve dhe Kafshëve të Egra shtetërore tha se po punon me vullnetarë për të shpëtuar 46 balena të gjalla dhe planifikon t’i çojë kafshët në ujë më të thellë më vonë sot.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb