Autoritetet shëndetësore të Australisë u alarmuan pasi disa qytetarë u shtruan në spital, duke shfaqur simptoma të tilla si halucinacione dhe deliri ( psikozë organike akute) pasi kishin ngrënë spinaq, siç raportohet nga BBC. “Produkti do të hiqet menjëherë nga tregu ”, thotë korrespondentja e rrjetit britanik në Sydney, Tiffany Turnbull. Nëntë persona u shtruan në spital pasi konsumuan spinaqin e bebeve të Costco’s Riviera Farms.

Sipas autoriteteve shëndetësore, përveç halucinacioneve dhe delirit, shumë pacientë ankoheshin për takikardi dhe turbullim të shikimit.

Në një deklaratë, Riviera Farms tha se spinaqi ishte i infektuar me barërat e këqija, por asnjë produkt tjetër nuk u prek.

Autoritetet shëndetësore të Uellsit të Ri Jugor po u bëjnë thirrje konsumatorëve që kanë blerë spinaq për bebe Costco ‘Riviera Farms’ me datë skadence më 16 dhjetor, ta hedhin atë.

Ata gjithashtu shtojnë se kushdo që ka përjetuar simptoma të pazakonta pas konsumimit të perimeve duhet të kërkojë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

“Fatmirësisht askush nuk ka vdekur kështu që ne jemi shumë të lumtur për këtë… por këta njerëz janë të sëmurë rëndë… deri në pikën ku ata kanë halucinacione intensive, duke parë gjëra që nuk janë,” tha profesor Darren Roberts nga Qendra e Informacionit për Helmimet, në një intervistë për gazetën e Sidneit “Morning Herald”.

Një përfaqësues i “Riviera Farms” theksoi gjithashtu se kompania ka marrë masa të menjëhershme duke kërkuar nga dyqanet që t’i largojnë ato menjëherë nga vitrinat e tyre.

“Me sa dimë nuk ka asnjë shans që produkte të tjera të jenë kontaminuar me barërat e këqija”, thanë ata.

Të gjithë të shtruarit në spital deri më tani janë gjurmuar në Sydney, thanë autoritetet shëndetësore të Uellsit të Ri Jugor, por autoritetet po hetojnë shtetet e tjera si një masë paraprake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: