Një familje prej katër anëtarësh ishte origjina e krizës së koronavirusit të ri, COVID-19, në shtetin e Viktorias, më i godituri në Australi, thanë autoritetet përgjegjëse.

Në një deklaratë për hetimet rreth COVID-19, epidemiologu australian i Departamentit të Shëndetësisë, Charles Alpren, deklaroi se 90% e rasteve aktuale të koronavirusit në Viktoria i atribuohen një familjeje prej katër personash, që u kthye në Australi dhe qëndroi në hotelin ”Rydges” të Melburnit.

Në Australi janë regjistruar 23 773 infeksione dhe 438 persona kanë vdekur deri tani.

Në Viktoria janë raportuar mbi 222 raste, përfshirë 17 vdekje.

Alpren iu referua një të rrituri që u diagnostikua me simptoma të COVID-19 më 9 maj, para se tre anëtarët e tjerë të së njëjtës familje të bëheshin simptomatike gjatë ditëve në vijim.

”Afro 90% ose më shumë e infeksioneve aktuale me COVID-19 në Viktoria mund të gjurmohen në këtë hotel”, tha Alpren.

“Transmetimi mund të ketë ndodhur direkt nga familja tek personeli ose përmes prekjes së sipërfaqeve në hotel me të cilin personeli kishte kontakt”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: