Australia kërkon që të sigurojë 85 milionë doza të vaksinës së COVID-19. Kryeministri i vendit, Scott Morrison ka bërë me dije se vaksina do të injektohet falas tek popullsia që në janar nëse vaksinat kalojnë dhe dy prova të suksesshme.

Por Australia përveç prodhimit të vet, ka aplikuar dhe tek Astra Zeneca për vasinën e Oksgordit. Saktësisht, australianët kanë porositur 33.8 milionë doza të vaksinës së Oksfordit, dhe 51 të UQ/ CSL.

Në gjthë botën janë 140 vaksina që janë duke u zhvilluar, dhe dhjetëra prej tyre që po testohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb