“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e para nga atentati në zonën e Astirit në Tiranë, ku pak minuta më parë, janë derdhur breshëri armësh ndaj një makine tip “Audi” të bardhë, ku mbetën të vdekur drejtuesi dhe pasagjeri.

Në video shihen autoambulanca të shumta në zonë.

Po ashtu, mësohet se sulmi me armë ka qenë agresiv dhe besohet se janë lëshuar drejt makinës dhjetëra plumba. Nuk dihet ende identiteti i personave që i është bërë atentat dhe as shkaqet, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka krijuar perimetrin e nevojshëm për të kryer hetimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb