Autobiografia e Princit Harry ka vendosur rekordin e shitjes më të shpejtë për një libër jo-fiction, sipas Sky News, duke cituar botuesin e tij.
Në veçanti, raportohet të ketë shitur deri më tani 400 mijë kopje në print, ebook dhe audio libër në total, në ditën e parë të botimit.

Në veçanti, sipas shtëpisë botuese Transworld Penguin Random House, shitjet e librit “kapërcejnë edhe pritshmëritë më të mëdha”.

“Me sa dimë, të vetmit libra që kanë shitur më shumë në ditën e tyre të parë janë ata me Harry Potter”, tha Larry Finlay, CEO i Transworld Penguin Random House.

Qindra qytetarë britanikë mbajtën radhë jashtë librarive qendrore për të blerë librin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb