Uniformat blu bëjnë me dije se autori i disa grabitjeve të ndodhura në Durrës është vënë në pranga,.

21-vjeçari i arrestuar ishte i dënuar më parë për vjedhje.

Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës hetimore dhe policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes dhe nxjerren e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

A.I., 21 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas është kapur në flagrancë ditën e djeshme, duke vjedhur materiale të ndryshme, në një lokal.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar edhe i 2 vjedhjeve të tjera: më datë 29.11.2022, ka vjedhur disa mjete pune, në banesën e një shtetasi, në lagjen nr. 1, Durrës, dhe më datë 17.112022, ka vjedhur materiale të ndryshme elektrike, në një pallat në restaurim, në lagjen nr. 3 Durrës.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: