Një 26-vjeçar nga Derbyshire, i kapur si pjesë e një operacioni nga policia në fermat e kanabisit, ka pranuar se ka kultivuar drogën në pronën ku jetonte. I riu Ildi Sulaj u deklarua fajtor për rritjen e kanabisit para gjykatës pasi u kap gjatë një bastisjeje më 6 dhjetor në Chesterfield.

Në kuadër të bastisjeve që vunë në kurth Sulaj, një adoleshent u arrestua dhe u akuzua për vepra droge pasi një fermë e pestë kanabisi u zbulua në Chesterfield brenda një muaji.

Të enjten, më 29 dhjetor, anëtarët e ekipit të policisë së Derbyshire, bastisën një pronë në Catherine Street. Brenda banesës oficerët zbuluan fermën e kanabisit dhe arrestuan një 19-vjeçar shqiptar.

Gentian Sefa u arrestua nën dyshimin për përfshirje në prodhimin narkotikëve dhe vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa autoritetet britanike e kanë lënë në burg në pritje të dënimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: