Izraeli do sfidojë Shqipërinë të premten në Air Albania, në sfidën që vlen për Nations League. Një episod aspak i mirë për këtë Përfaqësuese u pa sot, në ditën e nisjes për në tokën shqiptare.

Delegacioni, bashkë me skuadrën nuk janë nisur dot në orën e caktuar të fluturimit, pasi avioni i prenotuar ishte i vogël dhe pesha ishte tejkaluar. Kjo ka bërë që të gjithë të presin pothuajse 2 orë.

Disa futbollistë të kësaj përfaqësuesje janë shprehur për ONE: “Nuk na ka ndodhur kurrë më parë. Ne jemi të zhgënjyer dhe të mërzitur për këtë”. Ndërsa, trajneri tha: “Ne jemi shumë të qetë dhe dimë si t’i përballojmë këto situata.

Izraeli ka grumbulluar një pikë deri më tani dhe gjendet në vendin e dytë, fill pas Islandës kryesuese me 2 pikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb