Një aeroplan i vogël u rrëzua dje, në një komunitet ku njerëzit jetojnë në shtëpi të lëvizshme në Clearwater të Floridës, në juglindje të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar disa viktima.

Lajmi u konfirmua dhe nga autoritetet lokale. “Unë mund të konfirmoj se ka viktima të shumta, si në aeroplan ashtu edhe në kamping”, tha Scott Ehlers, kreu i departamentit lokal të zjarrfikësve, gjatë një konference për shtyp, por nuk dha detaje mbi numrin e viktimave. Përplasja ndodhi në orën 19:00 të pasdites së djeshme me orën lokale (02:00 të mëngjesit të sotëm me orën europiane).

Zjarrfikësit nxituan në komunitetin Bayside Waters ku banorët jetojnë në shtëpi të lëvizshme dhe arritën të shuanin zjarrin e shkaktuar nga rrëzimi i avionit. Të paktën tre karvanë u përfshinë nga flakët dhe një i katërti u godit kur avioni u rrëzua, tha ai. Banorët e karvaneve të tjera u larguan të padëmtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: