Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka zbritur këtë paradite në Rinas, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Pas takimit në Rinas, Varhelyi dhe Rama kanë mbajtur dhe një konferencë për shtyp, ku fokusi kryesor ishin vaksinat e Pfizer, që BE solli në Shqipëri për të përballuar luftën ndaj Covid-19.

Teksa komisioneri Varhelyi po fliste për ndihmën e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, në aeroport është ulur një avion i “Turkish Airlines”. Komisioneri ka ndërprerë fjalën e tij, derisa avioni është ulur, duke thënë se “Ju kërkoj ndjesë të presim pak, kemi linjën ajrore të Turqisë ‘Turkish Airlines”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb