Avokati i shoqërisë “Erioni SHPK”, Erjon Kanxheri shprehet se futja e disa personave të paidentifikuar në “Prestige Resort” është e paligjshme.

Sipas tij, ligji për pronat e parashikon qartë se palët që pretendojnë pronësinë e një objekti, duhet t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar lirimin e kësaj prone.

I ftuar në emisionin “Log.”, Kanxheri u shpreh se aktualisht, “Prestige Resort” nuk është në pronësinë e shtetit.

Kanxheri: Policia e Shtetit, me numra të mëdha forcash po shqyejnë derën me persona që nuk janë të identifikuar. Ky grupi i punës, ku bazohet që futet në një pronë private? Ligji, edhe në një pronë shtetërore, Shërbimi Social pretendon se është e tyre, duhet të shkojnë në gjykatë dhe të kërkojnë lirimin e pronës. Nëse je pronar me letra, dhe ta mban dikush tjetër, shkon në gjykatë dhe i kërkon lirimin. Ligji për pronat thotë, e parashikon se prona shtetërore trajtohet si prona private. Zbatohet Kodi Civil. Nëse ka një pretendim, duhet të adresohet në gjykatë. Kjo është vetëgjyqësi dhe shpërdorim detyre e pastër. Ata kanë marrë në dorë për të bërë drejtësi sipas tyre.

Pyetje: Pronësinë nuk e ka shteti?

Kanxheri: Jo, nuk e ka shteti.

Puravelli: Çështja është në proces gjyqësor. Institucionet vepruan ndërkohë që ka një proces. Aktualisht jemi në konfiskim.

Pyetje: Sa godina ka Prestige Resort?

Puravelli: Aktualisht ka 26 godina. Nga të cilat, asnjë nuk është pa leje, të gjitha janë me leje. Godina numër 5 u prish me tritol, ka qenë me leje ndërtimi. Kjo është një marrëdhënie kontraktuale që ka nisur në vitin 96’. Ata nënshkruan një kontratë qiraje për të marrë një sipërfaqe 89 mijë metër katrorë truall për 99 vite. Është nënshkruar dhe marrëveshja e zhvillimit./panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb