Me 13 lojtarë pozitiv, Az Alkmaar befason Napolin në shtëpi, e të mendosh që Gattuso kishte hedhur në fushë formacionin më të mirë. Si gjithnjë Hysaj ishte titullar po qëndroi në fushë deri në minutën e 59-të. Napoli kishte një kontroll dehës të topit, 70%, por as kjo nuk mjaftoi, me dy goditje në kuadrat, Alkmaar arriti që njërën prej tyre, me një aksion model, ta dërgonte në rrjetë në minutën e 57-të, gol që në fund rezultoi një trepikësh. Nuk e ka pritur mirë këtë humbje trajneri Gattuso, për më tepër pas një sfide fantastike në Serie A kundër Atalanta:

Napoli
Napoli

“Nuk duhet ta kishim humbur këtë sfidë, mbajtja e topit ishte e mirë por sterlie. Duhet më shumë uri dhe dëshirë për të fituar. E ndërlikuam rrugëtimin tonë dhe tashmë nuk duhet të gabojmë më. Mbase morëm më shumë komplimente se sa duhej pas ndeshjes kundër Atalanta”, u shpreh Gattuso në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb