Më 28 maj 1918 u krijua demokracia e parë parlamentare në botën myslimane – Republika Demokratike e Azerbajxhanit me miratimin e Deklaratës për Pavarësinë. Territori sovran i Republikës Demokratike të Azerbajxhanit ishte 114,000 kilometra katror.

Megjithë përballjen me sfida të rënda të brendshme dhe të jashtme që vijnë nga rënia e një perandorie, Republika Demokratike e Azerbajxhanit arriti të krijojë institucione efektive shtetërore, të mbështesë të drejtat e qytetarëve të saj dhe të fitojë besimin e bashkësisë ndërkombëtare. Të drejtat e votës universale, si dhe e drejta e votës së grave ishte e garantuar.

“Shteti i sotëm Azerbajxhan, i cili është një pasardhës i Republikës Demokratike të Azerbajxhanit, realizoi ëndrrat e pavarësisë së popullit tonë. Jam i sigurt që zhvillimi ynë i pavarësisë do të jetë i vazhdueshëm dhe pavarësia e shtetit të Azerbajxhanit do të jetojë përgjithmonë,” deklaroi perms një postimi presidenti I këtij vendi Ilham Aliyev.

Pushtimi bolshevik i Prillit 1920 i dha fund pavarësisë së ADR-së. Si pasardhëse e Republikës Demokratike të Azerbajxhanit, Republika e Azerbajxhanit rivendosi pavarësinë e saj në 1991. Vështirësitë me të cilat përballet Republika Demokratike e Azerbajxhanit, përfshijnë pretendimet territoriale të Armenisë dhe luftën kundër Azerbajxhanit, intrigat gjeopolitike, problemet socio-ekonomike që përfshinë Republikën e Azerbajxhanit si dhe që nga rifitimi i pavarësisë së tij në 1991. Siç u tha nga udhëheqësi kombëtar Heydar Aliyev: “Pavarësia e Azerbajxhanit është e përjetshme dhe e pakthyeshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: