SHBA

Modelja e njohur, Gigi Hadid e cila është shtatzënë për herë të parë me partnerin e saj Anwar, ka qenë aktive në rrjetet sociale gjatë pandemisë se ‘Covid-19’.

Por bukuroshja ka zgjedhur të mos publikojë asnjë foto me barkun e rrumbullakosur duke ruajtur privatësinë e saj. Ajo gjithashtu nuk ka ndarë momente nga qëndrimi në fermë, në Pensilvani, aty ku ka kaluar karantinën me motrën, Bella Hadid dhe mamanë, Yolanda Hadid.

Por babai i modeles, Mohamed Hadid bëri një përjashtim dhe ndau një foto ku shfaqeshin Gigi, Bella, Anwar, Dua Lipa dhe mikja e tyre Leah McCarthy.

“Më mungoni familja ime e bukur poshtë atij shelgu. Më mungoni të gjithë”-shkruan Mohamed Hadid në krah të fotos.

Mohamed vendosi një emoji mbi barkun e Gigi-t duke ruajtur kështu privatësinë e shtatzënisë së saj. Komentet e fansave rreth pritjes së ëmbël të modeles kanë qenë të ndryshme.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: