DIBËR- Familja e Elda Tanushit, nuses 19-vjeçare që tentoi të helmonte vjehrrën dhe akuzoi vjehrrin për përdhunim ka zgjedhur të heshtë pas lumit të akuzave që janë hedhur në drejtim të vajzës së tyre.

Ndërsa dhëndri Donald Stafa dhe familja e tij nga Shijaku e akuzuan këtë të fundit për një lidhje tjetër jashtëmartesore, i ati i Eldës shprehet se do flasë vetëm pasi të vendosë drejtësia dhe kërkon që të mos e shqetësojë njëri në telefon.

Duke folur për akuzat e familjes së Donaldit, “Ata i kam lënë të shpikin, të bëjnë ç’të duan deri në ditën e gjyqit”,- thotë i ati i Eldës i kontaktuar nga BalkanWeb.

Baftjar Tanushi nuk e ka kursyer një mesazh për krushkun e tij, të cilit i thotë prerë “e ka mizën nën kësulë”, prandaj flet pa doganë për vajzën time.

Ai thotë se po zbaton me përpikmëri këshillat e prokurorëve të çështjes, që të mos prononcohen pa dhënë drejtësia fjalën e fundit.

Vajza e tij, Elda Tanushi u ndalua pak javë më parë nga policia, pas denoncimit të vjehrrës së saj për tentativë vrasje. Fill pas kësaj babai i Eldës deklaroi se e bija kish dashur t’ja jepte helmin vjehrrit pasi e kishte përdhunuar në kohën që bashkëshorti i saj 20-vjeçar, Donaldi ndodhej në emigrim. Me tu kthyer Donaldi iu doli në mbrojtje prindërve, dhe deklaroi se kish dashur të ndahej me të, pasi nuk e gjeti të virgjër.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb