Njëqind milionë euro! Kjo është shifra që Bajer Leverkuseni do të kërkojë për kartonin e Kai Haverc, lojtar i vitlindjes 1999 dhe i cilësuar si një prej talenteve më të mira të Bundesligës. është gazeta katalanase “Mundo Deportivo” që vë në dukje situatën aktuale të yllit të skuadrës së “Aspirinave” duke qenë se edhe Barcelona, por edhe Real Madridi janë në gjurmët e tij.

Disa muaj më parë, drejtuesit e skuadrës së Bajer Leverkusenit i kishin bërë të ditur Barcelonës se çmimi i kartonit të Haverc ishte 70 milionë euro, por tanimë janë disa klube angleze që kanë shfaqur interes dhe klubi gjerman e ka rritur pazarin: ai që në janar ose qershor do të kërkojë kartonin e Kai Haverc, duhet të paguajë 100 milionë euro!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb