As ngrica e madhe që kishte rënë papritur nuk arriti ta shuante zjarrin e pasionit mes Manuel Nojerit dhe Bajernit të Mynihut. Portieri gjerman ka rinovuar me klubin kampion të Gjermanisë deri në vitin 2023, duke mbyllur përfundimisht të gjithë zërat e merkatos për një largim të mundshëm të tij.

Kontrata, e cila skadon vitin e ardhshëm, është zgjatur dhe me dy sezone. Nuk ka as presion dhe as tension për Aleksander Nubelin, që është zyrtarizuar prej kohësh. 23-vjeçari do të vijë në Mynih nga Shalke, rrugë që e përshkroi 9 vite më parë edhe Nojeri, për t’u rritur përkrah njërit prej më të mirëve në botë dhe për të qenë gati në momentin kur 24-vjeçari të vendosë të largohet nga fusha.

Sot Nojeri shpreson të fitojë Bundesligën dhe Champions League, ndërsa verën e ardhshme Europianin e radhës përpara se të vendosë të dalë në pension.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb