Kampionët e Gjermanisë, ashtu si e gjithë bota e futbollit në vend, janë të frenuar deri më 30 prill. Por Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend që të qëndrojë në këtë situatë dhe dëshiron të rinisë stërvitjet që javën e ardhshme.

Sipas asaj që raporton “Kicker”, klubi bavarez ditën e nesërme do të kërkojë një leje speciale në autoritet e landit për t’u mundësuar lojtarëve të stërviten në grupe prej katër elementësh në fusha të ndryshme, siç ka bërë më herët edhe Volfsburgu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb