Nedim Bajrami mbylli një sezon me ulje ngritje, por në asnjë moment, askush nuk dyshon në aftësitë e tij. Fantazisti kuqezi vërtetoi edhe një herë se ka shumë potencial në këmbët e tij, kur është në formë të mirë fizike mund të ndryshojë fatet e një sfidë, këtë e vërtetoi në më shumë se një herë gjatë këtij sezoni.

Sky Sport, konfirmon se Nedim Bajrami ka përfunduar në radarët e Fiorentinës, klub që në fakt e ka kërkuar edhe më herët. Ndryshe nga Empoli ku luan si trekuartist, Fiorentia e sheh te Bajrami një opsion për sulmues krahu.

Sky
Sky

Fiorentina nuk është i vetmi klub që kërkon shërbimet e Bajramit por në radhë të parë duhet kuptuar se çfarë plani ka presidenti Corsi, në një kohë kur këtë verë nga Empoli largohet një titullar si Kristjan Asllani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb