Sot luhet gjysmëfinalja e parë e Euro 2016 mes Portugalisë dhe Uellsit, që për shumë fansa është edhe një përballje mes dy sulmuesve të Real Madrid: Cristiano Ronaldo vs Gareth Bale. Por cili prej tyre do të shkojë në finalen e madhe?

Një opinion për këtë gjë ka dhënë edhe ikona e futbollit argjentinas dhe atij botëror, Diego Armando Maradona. Në një deklaratë, Maradona shprehet se për atë që dy futbollistët kanë dhënë deri më tani në Europian është Bale ai që e meriton të shkojë në finale.

“Për mendimin tim, Bale ka kontribuar më shumë për kombëtaren e tij se Ronaldo në Europian, ndaj uellsiani e meriton të avancojë në finale. Kjo sfidë mes tyre ka për të qenë shumë e bukur në aspektin individual, pasi janë sulmues që shënojnë, kontrollojnë topin dhe mund të bëjnë diferencën në fushë.

Deri më tani, Bale ka qenë më vendimtar për Uellsin, që ka arritur një rezultat pozitiv, ndërsa Ronaldo shpesh ka zhgënjyer”, tha Maradona. Në këtë Europian, Bale ka realizuar 3 gola, ndërsa Ronaldo dy, ndërkohë që nesër luhet edhe gjysmëfinalja tjetër mes Francës dhe Gjermanisë. (telesport)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: