Balerina shqiptare, Klaudia Pepa, prej disa vitesh është duke e vazhduar karrierën e saj në Itali, ku po korr mjaft sukses.

Së fundmi balerina ka njoftuar se ka marrë pjesë në videoklipin e këngëtarit, Fabrizio Moro. Kënga është publikuar dhe Klaudia shfaqet në klip si personazhi kryesorë. Kënga trajton një histori dashurie, që nis që në fëmijëri.

Balerina e njohur shqiptare ka rolin e një vajze, e cila shfaqet në stade të ndryshme të jetës.

Ajo ka pasion kërcimin, por ka frikë të shihet nga të tjerët.
Nga ana tjetër, i dashuri i saj gjen një mënyrë shumë romantike për ta admiruar në heshtje pasionin e partneres për kërcimin.

Në videoklip, Klaudia ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme, ashtu siç vetëm ajo di të bëjë.

“Sapo u publikua ‘Voglio Stare Con Te’. Jam shumë e lumtur për këtë bashkëpunim, ku kam kërcyer për këtë këngë kaq të bukur të Fabrizios, një artist që unë e respektoj shumë”, ka shkruar Pepa në postimin e saj në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb