I riu, i cili ditën e sotme u përplas verbalisht me deputetin e PS, Erjon Braçe deklaroi se akuzat që ai i bëri duke e etiketuar si person që punon në shtëpi bari nuk janë të vërteta pasi ai punon si kuzhinier.
Ai tha se nga vendi është larguar si shkak i papunësisë.

“Braçe më ka fiksim mua, kishte informacione për shtëpi bari, barishte. Kur iu sul Marselit u drodha, por nuk u afrova.
Jam kuzhinier.
Në Angli jam prej 2011, u largova nga papunësia dhe kushtet në spitale.
Unë kam 15 vite që punoj kuzhinier, i kam me foto me të gjitha.
Iu ka ardhur fundi. Jam kthyer sepse nuk dua të hsoh më këta njerëz nëpër zyra, veshin rroba të shtrenjta sepse nuk ka as karrige në spitale.
Udhëtoj shumë dhe kam parë fëmijët e tyre.
Balla e ka bërë Librazhdin si Kabul.
Më shumë drogë ka në Shqipëri sesa në Angli. Dorëheqja e Ramës do të realizohet patjetër. Jam një i ri që kam ardhur dhe kam lënë dy punët.
Jam edhe kuzhinier edhe punoj si shofer për personat me aftësi të kufizura. Iu them angkezëve që këtu ka korrupsion, s’ka arsim.
Dua të kthehem dhe të hap restorant peshku, por këru nu kia vlen sepse për 12 orë mora 100 euro”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb