Një prej aktivistëve të protestës që prej 45 ditësh mbahet para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, ka bërë një krahasim të fortë mes kryeministrit shqiptar dhe liderit bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Sipas tij, rezistenca e përditshme e qytetarëve ka nxjerrë në pah, siç pretendon ai, një model qeverisjeje të ngjashëm me atë të regjimeve autoritare. “45 ditë, të paimagjinueshme. Kjo protestë ka denoncuar fuqishëm korrupsionin e kësaj qeverie. Dalja masive e rinisë dhe qytetarëve e ka plakur këtë qeveri të korruptuar si kurrë më parë”, u shpreh aktivisti.

Ai deklaroi se protesta ka dëmtuar imazhin që, sipas tij, Rama ka ndërtuar në arenën ndërkombëtare.

“45 ditë, të paimagjinueshme. Kjo proteste ka denoncuar fuqishëm korrupsionin e kësaj qeverie. Dalja masive e rinisë, qytetarëve, e kanë plakur këtë qeveri të korruptuar si kurrë më parë. Për 45 ditë qëndresë paqësore, kemi arritur t’ia çjerrim maskën këtij kryeministri, i cili kur shkonte jashtë Shqipërisë paraqitej dhe propagandonte veten si lider novator, që e kishte vënë çdo gjë për vijë dhe Shqipëria po lulëzonte. Për 45 ditë i treguan Europës dhe jo vetëm se ky nuk është lider novator, por është një Lukashenko i dytë. Njësoj si Lukashenko që ka dekada në pushtet dhe justifikohet se e mban pushtetin me votat e popullit, dhe Rama ka krijuar një sistem autokratik për të shtypur popullin, ku pakica përfiton ë kurriz të shumicës.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: