Në seancën e sotme të Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Falla foli dhe për domosdoshmërinë e krijimit të një ligji që garanton transparencën e financimit të partive politike.

“Pasi të zgjedhim komisionerët për zgjedhjet në bazë të marrëveshjes me opozitën më 5 qershor, ne duhet të punojmë si Kuvend, pasi është një kusht i vendosur edhe nga Bundestagu për rritjen e transparencës së financimit të partive politike. Ne në 2021 duhet të kemi gati një ligj që garanton transparencën e plotë të partive. Nuk mund të tolerohet që një parti harxhoi 1 mln dollarë për pagesa të dyshimta për kompani lobimi në SHBA. E dini ju kujt i referohem, Lulzim Bashës dhe pagesave të dyshimta për të hedhur baltë mbi qeverinë. Ka edhe parti të tjera të reja që po lindin, prandaj duhet ligji me qëllim që çdo parti të ketë pasqyrë financiare shumë të qartë. Është detyrë e Bundestagut dhe e Këshillit të Europës në mbledhjen e marsit”,- tha Balla.

Ai po ashtu tha se është me rëndësi edhe miratimi i ligjit organik për Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

“Ne duhet të përmbyllim në kohë edhe ligjin për Presidentin e Republikës. Përgëzoj ngritjen e grupit të punës. Kornizimi i të drejtave të tij duhet bërë me ligj. Ligji për presidentin është i domosdoshëm se së fundmi Presidenti aktual ka raste të përsëritura të përplasjeve, shkeljeve të kushtetutës duke abuzuar me faktin e të mospasurit të një ligji mbi Presidentin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: