Investimi kapital që OSHEE ka kryer në nënstacionin elektrik të Librazhdit, me një vlerë prej 1.5 milionë dollarë, zgjidh një herë e mirë problemin e energjisë elektrike për 45 mijë banorë të Bashkisë Librazhd.

Investimi i fundit ishte bërë në vitin 1967 dhe amortizimi për shkak të kohës së gjatë, shtimi i popullësisë gjithshtu kërkonion një nevojë urgjente për investim.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra inspektoi nga afër përfundimin e këtij investimi të rëndësishëm për banorët e Librazhdit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fjalën e tij, Balla theksoi se investimi ishte i merituar për një nga qytetet i cili historikisht ka qenë i rregullt në pagesat e energjisë eklektrike, ndërkoqë që vuri në dukje se 7 vite më parë ky investim do të ishte i paimagjinueshëm.

“Mirëadministrimi i OSHEE ka krijuar mundësinë që, jo vetëm të rrisë nivelin e arkëtimeve dhe uljen e humbjeve në rrjet, por edhe të kryejë investime të këtij lloji.
Bien të gjithë dakord që 6-7 vite më parë këto lloj investimesh ishin të pamundura dhe as mund të mendoheshin. Ky është investim ka ardhur si pasojë edhe e këtij mirëadministrimi. Qytetarët paguajnë energjinë elektrike, qytetarët duan të marrin shërbimin”, deklaroi Balla.

Në nënstacionin Elektrik të Librazhdit është vendosur një transformator i teknologjisë së lartë, prodhim amerikan me kapacitet 110/20KV 40-50 MVA, i cili përballon plotësisht nevojat e Librazhdit dhe ka një garanci 40 vjeçare pune. Vlera e investimit të OSHEE është 1.5 milionë dollarë duke garantuar nivel të mirë dhe stabël tensioni sipas standardeve të Bashkimit Europian. Nënstacioni i vjetër ishte ndërtuar në vitin 1967.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: