TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla thotë se miku i ngushtë i kreut të PD-së Lulzim Basha është marrë nën akuzë nga drejtësia amerikane.

Balla shpërndan një shkrim të Wall Street Journal që flet për Kamil Ekim Alptekin, i cili akuzohet për lobing të paligjshëm dhe deklarim të rremë.

Deputeti socialist thotë se Basha ka qenë kumbar në dasmën e tij, duke postuar dhe një foto, ndërsa ka dhe një pyetje për kreun e PD.

STATUSI I BALLËS
Miku i ngushtë i Lulzim Bashës, të cilit siç e shikoni në fotografi i ka qenë edhe “padrino” në dasmë, Kamil Ekim Alptekin merret zyrtarisht nën akuzë nga Drejtësia Amerikane për lobing të paligjshëm, por edhe deklarime të rreme.
Vetëm një pyetje sot për Lulzimin.
Lulzim vazhdon ende edhe ti të japësh deklarime të rreme për lidhjet e tua me këtë person të vendosur nën akuzë në SHBA?

Balla Fb
Balla Fb
Wspj
Wspj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb