News24 dhe BalkanWeb kanë mësuar se Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar në Tropojë me një listë të gjatë të krimeve të rënda, vrasje, zhdukje personi të ndodhura gjatë viteve 1997, 1998 e në vijim për të cilat nuk ka ende autorë, e për pasojë mbeten dosje të hapura për drejtësinë dhe për Policinë e Shtetit.

Lajmi konfirmohet nga gazetari Igli Çelmeta.

Është hera e parë në këto 20 vite që një Ministër i Brendshëm shkon në Tropojë me dosjet e krimeve të pazbuluara, që tronditën Tropojën dhe gjithë Shqipërinë.

Nga viti 2020  në Tropojë nuk është regjistruar asnjë ngjarje kriminale me pasojë humbje jete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb