TIRANË – Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij përpara Kryeministrisë, pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se prefekti do të jetë personi, që do të ketë për detyrë të ruajë sigurinë publike. Balla tha se Shqipëria duhet të bëhet kampione e sigurisë në ambiente publike.

“Kompetencat e prefektit nuk kanë asnjë përplasje mes kompetencat që ka kryetari i Bashkisë. Prefekti është përfaqësuesi vendor i Këshillit të Ministrave. Ajo që ka më shumë rëndësi për mua sot, sa i përket rolit të prefektit, është drejtimi i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, që bën bashkë të gjitha agjencitë, për të garantuar sa më shumë shumë publike në çdo komunitet, nga paketa e sigurisë në shkolla në territor, për të kuptuar sa e rëndësishme është koordinimi, në funksion të rritjes së cilësisë të sigurisë publike. Shqipëria duhet të jetë kampione për sigurinë në ambiente publike, ne duhet dhe do ia arrijmë këtij qëllimi”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: