Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi një takim me fermerët e Njësisë Administrative Strum në Roskovec.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se gjatë këtij sezoni fermerët janë përballur me dështimin në kultivimin e domates, pasi Kultivari që ata kanë mbjellë këtë vit nuk ka dhënë prodhimin e duhur qoftë në sasi, qoftë në cilësi.

Sipas Ballës, ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ngritur grupe pune për analizat përkatëse të farërave, ujit, tokës, me qëllim identifikimin e shkakut të dështimit me këtë varietet domateje në zonën e Roskovecit, Beratit dhe Dimalit.

“Roskovec Zhvillova një takim me fermerë të njësisë Strum, të cilët janë përballur këtë sezon me dështimin në kultivimin e domates Kultivari që ata kanë mbjellë këtë vit nuk ka dhënë prodhimin e duhur qoftë në sasi, qoftë në cilësi. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ngritur grupe pune për analizat përkatëse të farërave, ujit, tokës etj, me qëllim identifikimin e shkakut të dështimit me këtë varietet domateje në zonën e Roskovecit, Beratit dhe Dimalit. Po ashtu do të mbështeten fermerët nga ekspertët e MBZHR për sezonin e ri të kultivimit të domates që fillon në ditët në vijim”, shkruan Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb