Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka uruar të gjithë besimtarërve Myslimanë e Bektashinj Gëzuar festën e Kurban Bajramit.

Në pritjen e organizuar nga Komuniteti Mysliman në Elbasan, me rastin e Festës së Kurban Bajramit Balla theksoi se pas dy viteve të vështira është momenti të jemi më shumë solidarë, mëshirues dhe të ndihmojmë njëri tjetrin.

Sipas Ballës Elbasani është vendi simbol i bashkëjetesës ndërfetare.

“Elbasni është kryeqyteti i bashkëjetesës ndërfetare. Dua që të përçoj nga Elbasani një mesazh paqtimi si dhe të kemi një qasje sa më të përkushtuar ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.

Si simbol i sakrificës, festa e Kurban Bajramit duhet të jetë një mesazh që jo vetëm sot, por në çdo ditë të vitit ne të kujdesemi për familjet në nevojë, fëmijët që jetojnë në jetimore dhe familjet që kanë nevojë për mbështetjen e secilit prej nesh dhe të institucioneve të shtetit shqiptar”, deklaroi Balla në mesazhin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb