Biznesmeni Erlind Xhindi, i ftuar në “News24”, deklaroi se protesta që ka hyrë në ditën e 52-të ka kaluar tashmë fazën e një tubimi qytetar, duke u shndërruar, sipas tij, në një lëvizje që përfaqëson pakënaqësinë e shtresave të ndryshme të shoqërisë ndaj klasës politike.
Ai foli edhe për hapat e ardhshëm, duke bërë të ditur se gjatë verës nuk do të ketë ndërprerje të aktivitetit, por do të zhvillohen forume dhe takime për të zgjeruar bazën e lëvizjes.
Gjithashtu theksoi se kjo protestë mori një mbështetje të madhe nga ndërkombëtarët, të cilët i dhanë një shuplakë qeverisë, sipas tij personalisht kryeministrit Rama që deri dje ka gënjyer duke nxjerrë në rresht të parë deputetë injorantë e kriminelë.
Ne nuk do bëjmë pushime, do krijojmë forume, do kanalizojmë mendimet e secilit, do krijojmë vetëfiltrim të pjesës intelektuale e papërfshirë në politikë. Dhe në shtator do të jetë një trysni tjetër. Atë që prisnim nga ndërkombëtarët e morëm. I dhanë një shuplakë qeverisjes dhe personalisht Ramës që deri dje ka gënjyer duke nxjerrë në rresht të parë deputetë injorantë, kriminelë që janë arrestuar, kush në zyra, disa në Parlament. Si në pjesën ndërkombëtare dhe brenda vendit, arriti një çmontim i kësaj kaste politike. SPAK Ballukun duhet ta arrestonte, me të gjithë provat e faktet që janë…Duke parë gjithë këtë revoltë dhe duke pasur gjithë këtë mbështetje nga jashtë shteti dhe brenda duhet të reagonte. Në datën 23, nga jugu veriu, me vezë qumësht, produkte bimore…mos të shqetësohen , se një njeri që vjedh nuk ka turp nga vezët…”, tha ai.
