Pak kohë më parë, Belinda Balluku dhe biznesmeni izraelito-amerikan Ron Yeffet janë fotografuar së bashku pas një dreke në një prej restoranteve të Tiranës.
Pas publikimit të audiopërgjimeve të Yeffet, në të cilat ngrihen pretendime për trafik armësh në bashkëpunim me kompaninë shtetërore KAYO, deputetë të opozitës kanë vendosur fotografitë e Ballukut dhe Yeffet në derën kryesore të Parlamentit, në seancën e kësaj të enjteje.
Fotot janë përdorur nga opozita në kuadër të akuzave dhe pikëpyetjeve të ngritura prej saj lidhur me marrëdhëniet mes biznesmenit dhe zyrtarëve shqiptarë, si dhe aktivitetin e KAYO-s.
Ndërkohë materialet e vendosura në hyrje të Kuvendit janë hequr dhe grisur nga punonjëset e pastrimit të Parlamentit.
