Mario Balotelli është futbollisti që ndoshta ka rënë pre e racizmit më shumë se anjë tjetër. Këtë fakt e vërteton edhe një rrëfim i ‘Super-Marios’ në librin ‘Demoni’ të publikuar nga gazetari Alesandro Alçato.

Sulmuesi i cili u rikthye me gol te Italia pas më shumë se 1200 ditësh rrëfen se edhe i vogël ka vuajtur shumë për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.

“Patjetër, po të isha i bardhë do të kisha pasur më pak probleme. Marr kaq shumë letra nga fëmijë që më quajnë një shembull në luftën kundër racizmit. Ka qenë e turpshme, të më përplasej dera në fytyrë për 18 vite.

Dyert mu hapën vetëm kur u bëra nënshtetas italian, por jam trajtuar njësoj si më parë. Sa herë që zhdukeshin disa çokollata në shkollë, menjëherë isha unë i akuzuari.

Gjithsesi, ka një incident që nuk kam për ta harruar kurrë, pasi nuk qava më… Kisha bërë detyrat e shtëpisë. E dija që mamaja do të më linte të luaja futboll përjashta. ‘

Çuna a mund të luaj edhe unë?’ ‘Jo Mario, ti je i zi.’ Unë isha i zi dhe në syrin e tyre isha ndryshe. Mendoja se mua nuk më donin sepse isha i pasur edhe në atë kohë, por teksa vitet kaluan, për fat të keq e zbulova të vërtetën.

Në vitin 2009, përjetova këto gjëra. Gjatë një ndeshje Juve-Inter, më quajtën ‘majmun’, ‘zezak’, ‘kthehu në Afrikë’ dhe më kanë fërshëllyer. Incident i dytë ndodhi në qershor, jashtë një lokali në Romë me shokët e mi tek U-21. Teksa po bisedonim, një motoçikletë erdhi nga shumë larg dhe njerëzit që ishin mbi të bërtitën ‘zezak’. U afruan dhe më hodhën një tufë me banana.” – shprehet Baloteli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb